IN SMART TECH MOBILE APPS CARS VIDEO
Samsungu patenton unazën e mençur

Samsungu patenton unazën e mençur

Publikuar më: 12:36 09-09-2018

Më 20 shkurt, Samsung Electronics e paraqiti kërkesën për patentim në organizatën WIPO për produktin "Pajisje elektronike dhe metoda për përcaktimin e orientimit të pajisjes".

Patenta u miratua më 23 gusht 2018 dhe e përshkruan një metodë për përdoruesit e cila e mundëson kontrollimin e pajisjes me ndihmën e gjesteve të dorës. Përdoruesit thjesht duhet ta bartin një unazë të mençur.

Unaza e mençur përbëhet nga një sensor për prekje dhe një sensor për inercion, nga të cilat sensori i dytë është 9 aksësh dhe në mënyrë preçize mund ta përcaktojë se cilat lëvizje bëhen. Vetë unaza i ka 12 zona të ndjeshme ndaj prekjes dhe mund të bartet në cilindo gisht në të dyja duart. Gjithashtu është e mundur të përdoren disa unaza.

Me ndihmën e drejtimit, valëvitjes, fërkimit, rrotullimit ose përdredhjes së gishtit/gishtave, përdoruesit mund t’i kontrollojnë pajisjet si televizori. Unaza e mençur mund të përdoret gjithashtu për kontrollimin e zërit, kontrolleve të sigurisë ose kontrollimin e ndriçimit. Ndërfaqja e përdoruesit e unazës do të rregullohet varësisht nga lëvizja e skrollit (vertikalisht ose horizontalisht).

Përveç të gjithave që u përmendën më lart, unaza e mençur e Samsungut mund të përdoret gjithashtu për aplikimet VR. Gishtat individualë mund të shfaqen në një mjedis virtual, duke ofruar funksione krejtësisht të reja.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031580924987793