INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sanksionet e fundit të OKB-së, Peniani i konsideron “akt lufte”

Sanksionet e fundit të OKB-së, Peniani i konsideron “akt lufte”

Publikuar më: 11:36 24-12-2017

Sanksionet e fundit të Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut i cilësoi si “akt lufte”. Këtë të premte OKB vendosi masa të reja shtrënguese ndaj Penianit si kundërpërgjigje ndaj testeve balistike që shteti komunist ndërmerr.

“Nuk ka mënyrë tjetër për ta irrituar më keq Amerikën, sesa forcimi i qëndrimit tone.Por ne do ta konsolidojmë edhe më shumë veprimtarinë tonë nukleare vetëmbrojtëse, që synon çrrënjosjen e kërcënimeve atomike të Uashingtonit, shantazheve dhe lëvizjeve armiqësore të tij, për të krijuar kështu një barazpeshë praktike force me Amerikën”, thuhet në deklaratën e lëshuar prej Ministrisë së Jashtme të vendit komunist.

Rezoluta e hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe e mbështetur unanimisht nga të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit përfshin shkurtimin e importeve koreano-veriore të naftës deri në masën 90%.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326