INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sarandë, arrestohet drejtoresha e Hipotekës

Sarandë, arrestohet drejtoresha e Hipotekës

Publikuar më: 14:43 30-06-2017

Ish-drejtoresha e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë, Adriana Shehu është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndalimi i Shehut është bërë më urdhër ndalimi nga Prokuroria e Rrethit nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjes në fushatë elektorale. Shehu ishte pezulluar nga detyra rreth 20 ditë më parë pas akuzës së përfshirjes së saj gjatë fushatës së forcës elektorale të Partisë Socialiste në Sarandë. Ministri teknik i Drejtësisë mori masën e pezullimit nga detyra. Shehu ka qenë duke pushuar në Borsh me vajzën e saj kur është ndaluar nga policia. Për shkak të rënduar të gjendjes emocionale Shehu është shtruar në spital për të marr shërbimin e duhur. Mësohet se dot ish-drejtoresha e Hipotekës së Sarandës është paraqitur në gjykatë për të marrë masën e sigurisë.

Article Logic
Execution time: 0.0018060207366943