Një 31-vjeçar është plagosur me një plumb rikoshetë i cili e ka goditur atë në shpatull. Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:10 të 2 qershorit në lagjen nr 1 të Sarandës, , jashtë ambienteve të një lokali. Policia ka bërë të ditur se, i plagosuri është shtetasi me inicialet A.R., banues në Konispol. Ai mësohet se ka mbetur i plagosur në shpatull me një plumb rikoshetë dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 predhë fisheku pistolete dhe 1 automjet BMW, i cili dyshohet se mund të jetë i autorit. Policia nuk ka bërë të ditur të dhëna të tjera, për ngjarjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.