Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në hyrje të qytetit të Sarandës rreth orës 02:30 të natës së kaluar. Mësohet se të shtënat kanë qene me breshëri dhe kanë ngjallur panik tek qytetaret të cilët janë zgjuar të alarmuar.
Si pasojë e të shtënave nuk raportohet për njerëz të plagosur.
Ende nuk dihen personat që kanë qëlluar me armë zjarri dhe arsyet. Për momentin nuk ka reagim zyrtar nga policia për ngjarjen.