Një vajzë 13 vjeç nga qyteti i Sarandës, është zhdukur. Ajo rezulton të jetë e tillë prej 24 orësh.
Denoncimin në polici për L.Q e bëri e ëma e saj, shtetësja F.Q, 45-vjeç. Sipas saj vajza ka humbur pa lënë gjurmë. Ajo tregon se nuk ka pasur probleme me vajzën.
Policia e ka shpallur menjëherë në kërkim të miturën, ndërsa hetimet janë përqëndruar në disa pista.