INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Së shpejti do të udhëtoni dhe me taksi fluturuese! Njihuni me mjetin që mban 5 pasagjerë [VIDEO]

Së shpejti do të udhëtoni dhe me taksi fluturuese! Njihuni me mjetin që mban 5 pasagjerë [VIDEO]

Publikuar më: 12:05 23-05-2019

Një taksi fluturuese me 5 vende, e krijuar nga kompania Lilium, kaloi me sukses provën e fundit për tu ngritur në ajër.

Automjeti fluturues bëri ngritjen e tij të parë dhe është pjesë e një shërbimi taksish, të cilin mund ta porosisësh nëpërmjet një aplikacioni. Kompania gjermane planifikon ta fusë në treg këtë mjet fantashkencë brenda gjashtë viteve të ardhshme.

Taksia fluturuese punon me bateri dhe është e aftë të udhëtojë 300 kilometra në 60 minuta me një karikim të vetëm. Pasagjerët do të jenë në gjendje të rezervojnë transportin me këtë mjet nëpërmjet një aplikacioni online.

‘Lilium’ nuk ka zbuluar se sa do të kushtojë ky shërbim për klientët, por ka pohuar se do të jetë i ngjashëm me çmim e taksive të rregullta. Remo Gerber, një zyrtar i kompanisë, tha për ‘CNN Business’ se kompania ka për target-grup njerëzit e zakonshëm dhe jo pasanikët.

Kompania gjermane Lilium nuk është e vetmja që do të ofrojë një shërbim të tillë. Janë dhe tre kompani të tjera në botë të cilat kanë lajmëruar se në vitet e ardhshme do të vijnë me rrjetin e tyre të taksive fluturuese.

Kompania ‘UBER’, po bashkëpunon me ‘NASA-n’ me qëllim lançimin e një rrjeti me taksi fluturuese brenda vitit 2023. Emra të tjerë të mëdhenj që po punojnë për krijimin e makinave fluturuese përfshijnë ‘Boeing’ dhe ‘Rolls Royce’.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018250942230225