INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Së shpejti falen taksat e makinave. Ja kush përfiton…[FOTO]

Së shpejti falen taksat e makinave. Ja kush përfiton…[FOTO]

Publikuar më: 15:26 19-07-2016

Ministria e Financave ka përfunduar projektligjin për amnistinë, nga i cili do të përfitojnë edhe individët, të cilët nuk kanë paguar doganën ose taksat e makinave të tyre. E pikërisht në nenin 10 të projektligjit saktësohet se të gjitha ata individë që kanë borxhe të pashlyera për taksat e automjeteve do të çlirohen nga këto detyrime dhe mund t’i çregjistrojnë mjetet e tyre përfundimisht pa pagesë.
“Çregjistrohen të gjitha mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat nuk kanë kryer asnjë veprim me këto mjete pas periudhës 31 Dhjetor 2011,” thuhet në draft.
Sipas projektligjit të Financave, çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetura, si: taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave e tarifave.
“Tatimpaguesit ose personat përgjegjës kanë të drejtë që brenda datës 31 mars 2017 të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor për të kryer, pa pagesë, veprimet e çregjistrimit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij
Kurse për individët që duan ti mbajnë automjetet e tyre, drafti parashikon falje të pjesshme të detyrimeve Në draft thuhet se personat të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara Dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve që i përkasin periudhave pas Janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë.
Ndërsa, nëse brenda datës 31 mars të vitit të ardhshëm personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar  mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë, çregjistrimin e mjeteve dhe shuan detyrimet tatimore për këto mjete.
Drafti parashikon që lista e mjeteve të çregjistruara ti dërgohet së bashku me targat përkatëse të çregjistruara Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104