INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seanca e fundit e Kuvendit. Meta vlerëson punën ndërsa opozitën e bën Blushi

Seanca e fundit e Kuvendit. Meta vlerëson punën ndërsa opozitën e bën Blushi

Publikuar më: 13:17 04-05-2017

Kjo e enjte ka shënuar dhe seancën e fundit parlamentare për këtë legjislaturë, duke u shpërndarë kështu Kuvendin përpara mbajtjes së zgjedhjeve përgjithshme. Në mungesë të opozitës, e cila prej 76 ditësh është në bulevardin kryesor të kryeqytetit, i vetmi zë opozitar ndaj qeverisë ka qenë këto kohë Ben Blushi. Edhe sot Blushi tha me bindje se nuk do të ketë kompromis për zgjidhjen e krizës politike,e kjo sipas tij nuk i shërben vendit.
Ben Blushi:
“Po dështojnë dhe mundësitë e fundit për të shkuar në zgjedhje normalisht, nëse çadra bie gjithë republika bie. Aa mund të rrijë një karrige me një këmbë, mua më behet qejfi por kjo nuk i shërben vendin
Largimi i Blushit nga Kuvendi
Balla akuza të forta kreut të LIBRA-s
Pas kësaj Ben Blushi e Mimoza Hafizi janë larguar nga parlamenti, për të mos marrë pjesë në votimet e ligjeve. Kjo ka sjellë dhe akuzat e forta të deputetit Tauland Balla në drejtim të kreut të LIBRAS.
Taulant Balla:
“Shkoni te “Republika e re” e Lulit”.

Article Logic
Execution time: 0.0038368701934814