Mbrëmjen e djeshme ishte seanca e parë për këtë sesion parlamentar. Ndaj dhe kujdesi i deputetëve për t’u dukur mirë ka qenë i shtuar. Duket se lulet kanë qenë të preferuarat e deputetëve socialiste. Shumë prej atyre janë veshur me fustane me lule dhe duket se ngjyra e bardhë është e preferuara e tyre.
Ra në sy edhe veshja “patriotike” e Kujtim Gjuzit. Ai është veshur si ditën e parë kur hyri në Parlament si deputet; me kostum të zi, rrip kuq e zi, këpucë kuq e zi dhe shami të kuqe.