INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Seanca parlamentare. Debate të nxehta deri e personale për “plehrat” dhe drejtësinë [VIDEO]

Publikuar më: 11:10 06-10-2016

Që në nisje të senacës kuvendore opozita e nisi diskutimin aty ku e la një javë më parë, kërkoi sërisht futjen në axhendën e parlamentit të referendumit për importin e mbetjeve. Deputeti i PD Eduard Halimi morri i pari fjalën duke thënë se opozita dhe qytetarët duan demokraci direkte, duke kërkuar referendumin. Ai sqaroi se referendum lidhet me faktin se a duan a jo qytetarët të hyjnë plehrat në vend.
“Ky ligj është importim i helmit, është importim i hipokrizisë. Rama u tregua hipokrit dhe kur tha se nuk dinte gjë për këtë ligj, pasi ishte nismë e disa deputetëve. Rama bëri antimiting ditën e shtunë kur mbahej protesat e shoqërisë civile. Ne jemi këtu që qytetarët të vendosin e jo ne. Populli vendos,” – tha Halimi.
Sipas Halimit djegia e plehrave është vdekje se ato digjen dhe helmi futet në gjak dhe se helmi me këtë ligj po na troket në derë.
“Që të mos jetë vonë nesër para se të votoni kundër kërkesës tonë për referendum mendoni dy herë, si prindër dhe si familjarë. Mendoni për fëmijët e votuesve dhe fëmijët tuaj. Lerini qytetarët të vendosin vetë, jepeni votë,” – mbylli diskutimin deputeti i djathtë.

Halimi dha dhe një shembull të vetin personal: "Mos mendoni se helmi nuk troket. Unë jam shembulli konkret, nëse doni të thoni “provojë në trupin tënd”. Është e njohur që ndotja e ajrit është një nga faktorët kryesorë të sëmundjeve të gjakut." Po më pas ai e ka sqaruar e tha se bëhej fjalë për një familjar të tij, që vuan nga një sëmundje gjaku.

Më tej përgjigjen ia dha Rama, por e kaloi me stil çështjen e mbetjeve dhe shkoi tek Reforma në Drejtësi. Ai tha se opozita do të mos bashkohemi me BE dhe të përzejë Ambasadën Amerikane nga vendi.
“Ne jemi këtu të merremi me reformën në drejtësi. Ju dje çuat në Kushtetuese Vettingun dhe votoni a nuk votoni ju ne për këtë jemi këtu, pasi fati për hapjen e negociatave për në BE lidhet me 7 ligjet. Dje e çuat një prej tyre në Kushtetuese në aleancë me mafjan, pasi ai ligj i hap rrugën drejtësisë. Ju e keni atakuar pa pikën e turpit duke e çuar në Gjykatë Kushtetuese. Ju doni të rrëzoni një aspiratë dhjetra vjeçare mos them shekullore.” – tha Rama.
Djallëzore, e ka quajtur Rama dhe vendimin e opozitës për votimin e ligjit për Strukturën Antikorrupsion dhe morri e një shembull në lidhje me abuzimet që bëjnë prokurorët duke marrë rryshfet për çështje të ndryshme. E me këtë rast i tha opozitë se këta prokurorë doni ju.
“Ju s’keni qënë prezent në tryeza diskutimi. Jeni prezent vetëm me email drejtuar ambasadorëve. Të djathtët e bënë Shqipërinë lesh e li kur ishin në pushtet. E bënë Venecian sikur u përmbyt. Këta që u zhytën në ujrat e Venencias për hir të konsensusit. Bëtë kasapanë duke dashur ti prisni kokën reformës dhe më pas ta hidhnit si pulat kur iu presin kokat që përpëliten dhe më pas ua hedhin për ushqim atyre të Ballit Kombëtar,” – shtoi kështu Rama akuzat kundrejt të djathtëve.
Kryeministri sqaroi se do shpenzohen 1.8 miliard lekë për të stimuluar sistemin e drejtësië, që dhe prokurorët dhe gjykatësi të paguhen më shumë që të çmontojnë Vettingun. Rama vijoji akuzat kundrejt opozitës dhe tha: “Këta kanë një synim si të bëhet e mundur që drejtësia të mosfunksionojë. Se nëse funksionin ka të bëjë më parë me këta.”
Rama kaloi një moment sërisht tek shoqëria civile duke thënë se të djathtët po i afrohen me ta dhe kjo i bën dëm së pari shoqërisë civile. E më pas kaloi prapë tek reforma në drejtësi. “Juve po u bëhet lepurushi një mal nga frika. Nga frika e drejtësisë. Jeni bërë i maskat e karnavaleve të Venecias. Po ndërtoni aktivitet karnavalesh në parlament. Mbani lepurin tuaj mos ushqeni lepurin e njeri – tjetrit se do bëhet shumë i madh”, - vijoi Rama ironinë me opozitën.
Rama shtoi se të djathtë po tallen me Kushtetutën dhe me popullin.
Po në sallë në këtë moment hyri ish kryeminisitri, Berisha që i tërhoqi vëmendje Ramës dhe i tha: Eja Sali se i zuri gjumi këta. Të doli gjumi, ulu Sali. E mban mend kuntatin. Apo ende s’e njeh, shih filmin, War Dogs. Sali rapsod të vogël ke Halimin se ai lexoi me letër fjalimin, ti je rapsodi i madh. Ti ke harkun e lahutës që hap krahun.”
Rama bëri dhe një dialog hipotetik mes Halimit dhe Berishës: “I thotë Halim doktor do flasësh ti, Saliu i thotë jo fol ti unë do flas më pas,” me këtë e mbylli fjalim Rama.
Më tej Eduard Halim doli sërisht në foltore dhe tha se Rama harroi çështjen e plehrave dhe shtoi se dosjet e lepurit aty janë presin dhe e vërteta aty është.

Ndërsa Berisha nuk ndali akuzat për hashashin, mbjelljen dhe lidhjen e qeversise me kultivuesit. Madje dha dhe disa shembuj.

Article Logic
Execution time: 0.003911018371582