INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seanca plenare, Rama: Pse rrëshqiti Iliri?

Seanca plenare, Rama: Pse rrëshqiti Iliri?

Publikuar më: 11:28 13-06-2019

Kryeministri Edi Rama tha se shqiptarët nuk i kanë më asnjë detyrim Ilir Metës, i cili ende pa u bërë 50 vjeç është zgjedhur kryeministër, kryeparlamentar dhe president.

“Ky kuvend sot duhet të ishte kuvendi i bashkimit të të gjitha forcave politike për të tëhequr vëmendjen e të gjitha shteteve të BE për t’iu drejtuar me një rezolutë për miratimin e rekomandimin pa kushte për çeljen enegociatave. Por sot jemi të detyruar të merremi me një akt brutal të Ilir Metës. E pyes shpesh veten, çfarë kërkon më shumë Meta nga Shqipëria. Kujt i ka bërë më shumë ndere se atij, pa mbushur ende 50 vjeç është bërë edhe kryeministër edhe kryeparlamentar edhe president.

Kujt më shumë se Metës i janë falur përçarjet dhe skandalet dhe i është dhënë mundësia për të rilindur. Meta i ka një det me borxhe Shqipërisë.

Nuk ka një të dytë politikan që Shqipëria ka qenë kaq zemër gjerë. Por pse rrëshqiti Iliri? Sepse është mësuar keq. Jo president, por mbret po ta shpallim, prapë se prapë nuk do të ndjehej mirë”, tha Rama në seancën ku po diskutohet shkarkimi i presidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0037441253662109