INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seanca Plenare sot nisi ndryshe, të gjithë në këmbë për…

Seanca Plenare sot nisi ndryshe, të gjithë në këmbë për…

Publikuar më: 11:57 05-03-2018

Seanca e sotme plenare ka nisur ndryshe nga zakonisht.

Të gjithë deputetët e pranishëm janë ngritur në këmbë dhe kanë mbajtur 1 minutë heshtje për 54-vjeçarin Agur Vrenozi i cili humbi jetën teksa po ndihmonte një biznesmen që po grabitej këtë të shtunë në Fier.

Deputeti Luan Baçi kërkoi që 54-vjeçarit t’i jepej titulli qytetar nderi.

“Akti i Agurit ishte mbreslënës. Ai humbi jetën. Ne e bëjmë këtë kërkesë jo vetëm për arsyen se Vrenozi ishte drejtues i strukturave të PD në Fier po ishte edhe një qytetar i nderuar”, u shpreh deputeti.

Presidenti Ilir Meta ndërkohë i ka dekoruar pas vdekjes Augur Vrenozit “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

Motivi, sipas dekretit të kreut të shtetit, është për aktin e tij vetëmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare.

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496