INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seancë e jashtëzakonshme në parlament të shtunë. Çfarë do ndodhë…

Seancë e jashtëzakonshme në parlament të shtunë. Çfarë do ndodhë…

Publikuar më: 13:20 16-06-2017

Nesër Kuvendi i Shqipërisë është thirrur në një sesion të jashtëzakonshëm nga kryeparlamentari Ilir Meta për të votuar kandidatët e institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin (Vettingun) kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Institucionet e rivlerësimit janë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe komisionerët publikë.
Është parashikuar që të shtunën parlamenti të zhvillojë dy seanca plenare.E para do të mbahet në orën 10:00, ku pritet të miratohet anëtari i ri i Partisë Demokratike në Komisionin ad hoc me 12 anëtarë, i cili do të zëvendësojë deputeten Jorida Tabaku, e larguar për arsye shëndetësore ka lindur dy bebe.
Plotësimi i përbërjes së këtij komisioni i hap rrugën dhe procedurave të votimit prej tij të kandidatëve që do të përzgjidhen për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerin Publik. Votimi i këtyre organeve u shty të premten për shkak të mungesës së kuorumit.
Përzgjedhja e kandidatëve të këtyre dy organeve bashkë, me kandidatët e përzgjedhur të Kolegjit të Apelimit dy ditë më parë, më pas do t’í kalojnë për votim seancës plenare, e parashikuar të mblidhet në ora 14:00.
Një tjetër pikë për votim në rendin e ditës së seancës të së shtunës është dhe betimi i Avokatit të ri të Popullit, Erinda Ballanca, e zgjedhur nga parlamenti, pak javë më parë, me propozim të opozitës.

Article Logic
Execution time: 0.0021970272064209