INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekretari i shtetit Amerikan akuzon sauditët për zhdukjen e gazetarit[FOTO]

Sekretari i shtetit Amerikan akuzon sauditët për zhdukjen e gazetarit[FOTO]

Publikuar më: 09:22 18-10-2018

Sekretari i Shtetit i Amerikës, Mike Pompeo pas takimit me Presidenti turk, Tayyip Erdogan tha se ky i fundit i kishte bërë të qartë se zyrtarët sauditë po bashkëpunonin me Turqinë në hetimet për gazetarin e zhdukur, Jamal Khashoggi.

“Ai bëri të qartë se sauditët kishin bashkëpunuar për hetimin ku turqit janë të angazhuar dhe se ata do të ndajnë informacionet që mësojnë me autoritetet arabe gjithashtu” tha Pompeo. Sekretari Amerikan i Shtetit i bëri këto deklarata, pasi la Ankaranë ku takoi presidentin turk Erdogan, ndërsa më herët kishte takuar edhe princin e kurorës në Arabinë Saudite, Muhamed bin Salman.
“Ka pasur disa vonesa, por autoritetet turke dukeshin shumë të sigurta se sauditët do t’i lejonin ata të bënin gjërat që duhet të bënin, për të përfunduar hetimin e tyre të plotë”, tha ai.
Gazetari arab Jamal Khashoggi u zhduk më 2 Tetor, pasi kishte hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, për të marrë një dokument martesor, por nuk kishte mundur të dalë që andej. Autoritetet turke kanë hyrë dy herë në konsullatë, si dhe kanë kontrolluar edhe në rezidencën e konsullit arab, por nuk kanë dalë ende me një raport përfundimtar mbi hetimet. Burime nga hetuesit turq për mediat kanë konfirmuar se Khashoggi është vrarë, ndërsa dyshohet se trupi i tij është ndarë në disa pjesë, për t’u zhdukur më pas. Kujtojmë që Khashoggi ishte rezident në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi jetonte në azil dhe njihej si një kritik i vazhdueshëm dhe i ashpër i Princit të Kurorës, Muhamed bin Salman.

jamal.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719