INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seksioni dygjuhësh italo-shqiptar një mundësi për nxënësit shqiptarë! Mësueset italiane ndajnë eksperiencën e tyre [FOTO/VIDEO]

Seksioni dygjuhësh italo-shqiptar një mundësi për nxënësit shqiptarë! Mësueset italiane ndajnë eksperiencën e tyre [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:57 04-09-2019

Të mësosh një gjuhë të huaj gjithmonë është një mundësi shumë e mirë për të hapur dyert e së ardhmes. Një mundësi të tillë mund ta përfitosh që kur je në bankat e shkollës. I tillë është edhe projekti i Ambasadës italiane në Shqipëri. Seksioni dygjuhësh italo-shqiptar është një mundësi e mirë që nxënësit shqiptarë të mësojnë me të njëjtat metoda dhe literaturë sikurse bashkëmoshtarët përtej Adriatikut. Në një intervistë ekskluzive për IN News dy mësueset italiane Maria Christina Lovat, e historisë dhe Carla Tonni e matematikës rrëfejnë eksperiencën e tyre. 

“Projektet e studimit të gjuhës italiane në Shqipëri kanë të bëjnë jo vetëm me mësimin e gjuhës italiane, por edhe me njohjen e kulturës, për të fituar një tjetër pikëpamje. Dhe ne jemi shembulli, sepse ne japim mësim jo vetëm për gjuhën italiane. Ne japim mësim në lëndën e letërsisë, historisë së artit, matematikës dhe lëndën e fizikës tek shkolla e mesme në Tiranë, “Ismail Qemali”,” sqaron për IN News, Maria Christina Lovat mësuese e historisë.

Literatura është në gjuhën italiane, pasi librat janë të përshtatur nga Ambasada italiane në Shqipëri.

“Në shkollat fillore jepet mësim vetëm i gjuhës italiane, sepse përgatiten më pas që në gjimnaz të adaptohen me lëndët tërësisht në gjuhën italiane. Në lëndë si letërsia, historia, historia e artit, matematika, fizika dhe biologjia e vetmja lëndë që jepet nga një mësues shqiptar. Librat vijnë nga Italia, nuk blihen,” tha mësuesja e matematikës, Carla Tonni.

Ndërsa mësuese, Maria Christina Lovat, thekson se: “Janë libra që janë botuar nga shtëpi botuese në Itali, përdoren edhe në gjimnazet italiane. E veçanta është që u jepet mësim nxënësve shqiptar, një mundësi shumë e mirë për të rinjtë. ju jepet mundësi të takojnë botë te reja, është një energji rinovuese.”

Risia e projektit është se në klasa ka edhe mësues shqiptarë. Maria Christina Lovat tregon se si është bashkëpunimi me ta.

“Këto projekte janë shtrirë në shkollën e mesme, Ismail Qemali në Tiranë, por edhe në gjimnaze në Shkodër dhe në një shkollë të mesme në Korçë. Ne në Tiranë kemi patur fatin të punojmë me mësues shumë profesionistë, por edhe me shumë energji,” bëri me dije zonja Lovat.

Sipas mësuesve projekti është dhe një mundësi shumë e mirë për ata të rinj që duan të studiojnë jashtë vendit.

Mësuesja Carla Tonni jep këtë informacion: “Është një mundësi shumë e mirë edhe për nxënësit shqiptarë që duan të studiojnë jashtë sepse mësojnë edhe një tjetër gjuhë, bëhen bilingual. Ata mësojnë gjuhën italiane sikurse ta kenë gjuhën e tyre. Janë të aftë të marrin pjesë në testimet e pranimit që bëhen në universitetet italiane, pasi lënda e matematikës dhe fizikës që mësojnë këtu është e njëjtë me atë që mësojnë nxënësit italianë!”

Për dy mësueset projekti është një mundësi shumë e mirë nga i cili duhet të përfitojnë nxënësit shqiptar. Sipas tyre është një pasuri këndvështrimesh, investim njerëzor, kulturor dhe përfitimet do të shihen me kalimin e viteve.

grateokok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026600360870361