17 thasë më lëndë narkotike janë sekuestruar nga policia në fshatin Potom të Skraparit. Sipas njoftimit thasët kanë një peshë prej rreth 325kg.
Policia informon se për këtë ngjarje ka shoqëruar 5 banorë të zonës si të dyshuar.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.