Tre persona janë arrestuar në aksin rrugor Krahës-Memaliaj.
Në automjetin me të cilin po udhëtonin shtetasit E.L, 30 vjeç, banues në Tepelenë; E.L, 24 vjeç, banues në Memaliaj dhe A.B, 39 vjeç, banues në Elbasan policia gjeti dhe sekuestroi 63.6 gram lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.
Ndërsa gjatë kontrollit në një banesë në fshatin Zhulaj, Memaliaj, që dyshohet se e përdornin shtetasit E.L dhe E.L policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej rreth 102 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.