Policia e Selanikut ka arrestuar tre shtetas, dy shqiptarë, si dhe një shtetas grek, , me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Mësohet se ata kishin sjellë nga Shqipëria në Greqi një sasi të konsiderueshme droge, me qëllim trafikimin në tregun vendas. Sipas policisë, dy shqiptarët, mashkull e femër me moshë respektivisht 38 dhe 45 vjeç, si dhe greku 27 vjeçar, kishin braktisur një automjet në zonën e Follorinës. Brenda mjetit policia gjeti një sasi droge të llojit kanabis, të ambalazhuar në 35 paketa. Pesha e përgjithshme e drogës ishte 26,5 kilogramë.
Policia sekuestroi veç mjetit ku ndodhej droga, edhe mjetin me të cilin të arrestuarit po udhëtonin në momentin e ndalimit të tyre.