INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sëmundjet mendore po bëhen kërcënuese, prekin 1 në 25 persona të rritur [VIDEO]

Sëmundjet mendore po bëhen kërcënuese, prekin 1 në 25 persona të rritur [VIDEO]

Publikuar më: 11:58 19-06-2017

Sëmundjet mendore po kërcënojnë çdo ditë e më shumë njerëzit.

Përafërsisht 1 në 25 persona të rritur preken nga sëmundjet e rënda të shëndetit mendor dhe 1 në 5 të rinj të moshës 13-18 vjeç përjeton të paktën njëherë një herë në jetë një çrregullim mendor.

Në shumë raste është thënë që stresi është shkaktari kryesor i këtyre çrregullimeve. Po sa e vërtet është kjo?

Disa studiues në kolegjin e mbretit në Londër kanë deklaruar se sëmundjet mendore vijnë si pasojë e ndonjë gjeni tëtrashëguar nga familjarët, pra ato trashëgohen.

Nëse keni një prind me depresion, keni dyfish më shumë gjasa të përjetoni depresion.

Në rastin e bipolaritetit, gjasat katërfishohen. Dhe në skizofreni, mundësia që të vuani edhe ju është tetëfish.

Hulumtimin e tyre ata e bazuan në histori familjarë dhe vëzhgimin e binjakëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0077800750732422