INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serbia 'fut në lojë' debatin publik për pavarësinë e Kosovës

Serbia 'fut në lojë' debatin publik për pavarësinë e Kosovës

Publikuar më: 16:35 24-04-2018

Serbia është e vendosur që të luajë në një fushë me dy porta deri në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Mediet serbe kanë publikuar hapat që do të ndërmarrë qeveria e cila nga njëra anë nuk e ka aspak në plan njohjen e pavarësisë së Kosovës, por nga ana tjetër është e vendosur të vazhdojë dialogun e përkohshëm me Prishtinën.  “Një debat publik do të ndodhë deri më 15 maj me dy drafte që qeveria ka përgatitur, ku përfaqësues të organeve shtetërore, publike profesionale, si dhe të gjithë të interesuar do të marrin pjesë”-shkruan Blic. Fragmente te dokumenteve të botuara nga mediet vendase tregojnë planin e qartë të Serbisë për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës. Qeveria serbe do të vazhdojë dialogun me “institucionet e përkohshme në Prishtinë” me ndërmjetësimin e BE në interes të stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve më të mirë serbe-shqiptare,derisa të arrihet një "marrëveshje e qëndrueshme dhe reciproke". Sipas drafteve, Serbia është e përkushtuar për zbatimin konsekuent të të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të marrëveshjes së Brukselit.  Por nga ana tjetër ajo do të punojë në mënyrë aktive në organizatat ndërkombëtare dhe nëpërmjet bashkëpunimit dypalësh për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në OKB, në veçanti , si dhe afirmimin e pavarësisë së shpallur njëanshmërisht. Serbia favorizon praninë e KFOR-it unanimisht dhe kundërshton ndryshimin e mandatit dhe transformimit të formacioneve të armatosura, të quajtur "Forcat e Sigurisë së Kosovës", në një forcë të armatosur.  Kjo, sipas qeverisë serbe  do të destabilizonte situatën në krahinën autonome të Kosovës dhe a dhe minuar sigurinë në rajon.

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582