Një pjesë e mirë e kryeqytetit nuk ka pasur energji elektrike ditën e sotme si pasojë e punimeve në rrjetin elektrik dhe ky problem do të vijojë edhe ditën e nesërme. OSHEE njofton se për të parandaluar problemet e shumta që mund të vijnë gjatë dimrit, ditën e nesërme me datë 31 tetor, njofton se do të kryhen punime në Linjën 35kV L30-2 Sharre 220kV – Tec Kombinat. Zona që mbeten pa energji në Rrethin Tiranë janë:
Ndroq, Pinet, Barzez,
Zhurije, Peze e Madhe, Stacion Pompash, Vodafon Gro, Peze e Vogel,
Peze Helmas, Zona Kashar (pjeserisht), Yrshek, Fushe Mezez, Ish Rruga Ura,
Zona prane Bregut te lumit, Laknas, Zona e Fushe Misto Mames, Sharre,
Zona prane Kmy (pjeserisht), 3 Heronjte, Privat(Algrec), Yzberisht, Vaqarr,
Kasalle, Vishaj, Damjan, Prush, Parafabrikatet, Qyteti Kombinat, Rr. Qelqit,
Fabrika e Duhanit.
Kufizimi i energjisë do të jetë nga ora 09.00-12.00 të paradites