INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sezoni turistik, rrugët të cilat do të jenë gati para nisjes së plazhit

Sezoni turistik, rrugët të cilat do të jenë gati para nisjes së plazhit

Publikuar më: 14:31 12-04-2019

Një nga problemet që raportojnë turistët është dhe infrastruktura. Po këtë sezon turistik qoftë qytetarët shqiptarë por edhe pushuesit e huaj duket se do ta kenë më të lehtë të udhëtojnë në rrugët e Shqipërisë. Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar,

Sonila Qato lajmëroi se disa rrugë do të përfundojnë para nisjes së plazhit.

Rruga Elbasan-Tiranë do të hapet në 17 Maj, ndërsa brenda 30 qershorit do të hapet një korsi e Bypassit të Fierit.

Shumë shpejt do të përfundojë gjithashtu infrastruktura e veprave të artit në rrugën kryesore Kukës-Morinë, e cila do të pajiset me të gjitha elementët e sigurisë rrugore.

Po ashtu pritet të përfundojnë edhe Elbasan-Banjë me dy lote, si edhe loti i parë i Skrapar- Përmet.

Qato bëri me dije se janë duke vijuar punimet për projektn adriatiko jonian që do të lidh 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket gjendjes së urave në Shqipëri ajo u shpreh se në vend ekzistojnë 30 ura në gjendje kritike në 7 prej të cilave është e menjëhershme ndërhyrja.

Article Logic
Execution time: 0.0038940906524658