INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA, Clinton e para femër kandidate për presidente

SHBA, Clinton e para femër kandidate për presidente

Publikuar më: 09:29 08-06-2016

Kandidatja demokrate në garën Presidenciale, Hilary Clinton, ka shpallur fitoren e saj gjatë një takimi me mbështetësit në New York. Ish-sekretarja e Shtetit e cilësoi këtë një moment historik për Shtetet e Bashkuara, pasi për herë të parë, një grua do të garojë për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë.

“Falë jush kemi arritur një moment historik. Për herë të parë në historinë e kombit tonë, një grua do të jetë e nominuara e një prej partive kryesore dhe do të garojë për të qënë Presidente e Shteteve të Bashkuara”, ishin fjalët e Clinton.

Nga ana tjetër kandidati Bernie Sanders nuk arriti që të sigrojë një rezultat pozitiv as në zgjedhjet e Kalifornisë, shtet i cili ishte konsideruar si shpresa e tij e fundit. Megjithatë, pavarësisht të gjithë shanseve që janë kundër tij, Senatori i Vermontit ka ribërë thirrje që mbështetësit të mos dorëzohen deri në konventën partiake që do të mbahet në muajin korrik.

Sanders është penalizuar më së shumti për shkak të të ashtëquajturve ‘superdelegatët’. Këta të fundit janë antarë të Partisë Demokratike dhe kanë të drejtë të mbështesin cilindo kandidat. Deri më tani, Clinton ka arritur që të fitojë mbështetjen e 571 super-delegatëve, kundrejt vetëm 48 që i kanë premtuar mbështetje Sanders. Megjithatë, super-delegatët nuk kanë të drejtë të votojnë zyrtarisht deri në konventën e muajit korrik.

Article Logic
Execution time: 0.0023880004882812