Një person tërësisht i zhveshur ka hyrë në një restorant në qytetin Nashville në Tenesi të SHBA-së dhe ka vrarë 5 persona.
Autoritetet lokale raportuan se një burrë hyri në restorantin në zonën Antiok të qytetit dhe hapi zjarr mbi klientët dhe stafin me një armë gjysmë automatike.
Katër persona të tjerë u plagosën. Mësohet se një prej klientëve u hodh mbi agresorin dhe mundi që t’i marrë armën nga duart diçka që solli edhe arratinë e shpejtë të të dyshuarit.
Policia është vënë në kërkim të tij dhe autoritetet publikuan një foto të një personi të identifikuar si 29-vjeçari Travis Reinking, të cilin nuk e konsideron të dyshuar, por njeri me dijeni për ngjarjen.
Policia tha se agresori kur hyri në restorant kishte veshur vetëm një xhaketë të gjelbër dhe asgjë tjetër.
Mësohet se xhaketën e hoqi në restorant para se t’ia mbathte që aty plotësisht i zhveshur.