INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shefi i Thesarit në Vatikan akuzohet për abuzime seksuale

Shefi i Thesarit në Vatikan akuzohet për abuzime seksuale

Publikuar më: 09:31 29-06-2017

Vatikani është përfshirë gjatë orëve të fundit nga një tjetër skadal pedofilie.

Kardinali australian George Pell, aktualisht Prefekt i Selisë së Shenjtë për Çështjet Ekonomike është vënë nnë hetim nga policia australiane me akuzën e abuzimit seksual me të miturit.

Pak ditë më parë ka qënë e përditshmja australiane “Sydney Morning Herald online” e cila ka përcjellë e para informacionin mbi akuzat e ngritura ndaj kardinalit Pell.

Kardinali George Pell është personaliteti më i lartë katolik australian e prej vitit 2014 funksionar i nivelit të tretë në hierarkinë e Vatikanit.

Nuk është hera e parë që Selia e Shenjtë përfshihet nga skandali i pedofilisë, por është hera e parë që një funksionar i nivelit kaq të lartë në Vatikanit të vihet nën akuzën për krime seksuale ndaj të miturve.

Policia australiane ka informuar avokatët e kardinalit Pell në Melburne mbi akzuat e nisjen së procesit hetimor ndaj tij e më 18 korrik, Prefekti Ekonomik i Vatikanit do të paraqitet për t’u marrë në pyyetje përballë gjykatës australiane (Magistrates Court).

Kardinali George Pell ka hedhur poshtë çdo akuzë ndaj tij.

Në një intervistë nga Roma për një televizion australian është shprehur se “është i pafajshëm e duhet pritur zhvillimi i procesit hetimor për ta vërtetuar këtë e se do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet e drejtësisë australiane për zbardhjen e së vërtetës.”

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604