INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shefi i WhatsApp jep dorëheqjen.'Mark po cënon privatësinë, kjo nuk ishte ajo çka u premtua përdorueseve'

Shefi i WhatsApp jep dorëheqjen.'Mark po cënon privatësinë, kjo nuk ishte ajo çka u premtua përdorueseve'

Publikuar më: 12:18 02-05-2018

Shefi ekzekutiv dhe themelues i WhatsApp Jan Koum,ka vendosur të largohet nga kompania për shkak të mosmarrëveshjet rreth privatësisë që ka me pjestarët e tjerë të bordit.

Por jo vetëm kaq, Koum ka dhënë dorëheqjen dhe nga bordi drejtues i Facebook, rol të cilin ai e negocioi në 2014 kur Mark Zukemberg bleu për 19 miliard dollarë në WhatsApp, shkruani intv.al.

Lajmin për largimin, themeluesi i WhatsApp e ka dhënë nëpërmjet një postimi në Facebook kur ndër të tjera ai ka theksuar se eksperienca me WhatsApp ka qene mahnitëse por që është koha që duhet të eci para.

Koum dhe bashkëthemeluesi i tij Brian Acton e ndërtuan WhatsApp me një nivele të lartë privatësisë dhe ishin kundër reklamave, në vitin kur ata e shitën programin e tyre Zukenbergut, ju premtuan përdoruesevese vlerat që kishin ndërtuar nuk do të cenoheshin, por themeluesi i facebook kishte ngritur plane të tjera për këtë rrjet social.

Rikujtojmë që në vitin 2016, kompania njoftoi se të dhënat e përdorueseve të WhatsApp do të shpërndaheshin njëkohësisht dhe në Facebook, një veprim ky që ishte kundër rregullave të privatësisë .

Pas kësaj deklarate kompanisë ju ndalua kategorish risia madje u gjobit.

Megjithatë pavarësisht këtyre, WhatsApp-it nuk i ka rënë vlera dhe sa vjen regjistron më shumë përdorues.

Për momentin WhatsApp e përdorin 1.2 miliardë persona nga e gjithë bota./INTV.AL/

WhatsApp

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583