INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shehaj përplaset me Braçen. Tension pasi tenton ti ndërpresë sërish fjalën deputetit

Shehaj përplaset me Braçen. Tension pasi tenton ti ndërpresë sërish fjalën deputetit

Publikuar më: 15:25 23-11-2017

Agron Shehaj: 

“Unë z. Kryetar nuk kam shumë eksperiencë në politikë dhe sigurisht nuk kam eksperiencë në komision. Po këtë sjellje që shoh nga ana juaj në këtë Komision…”
Erjon Braçe:
Faleminderit shumë por mua nuk më vlerësoni dot sjelljen. Nuk jemi mbledhur këtu për mua. Më vjen keq
Kaq ka mjaftuar që debati mes deputetit demokrat Agron Shehaj dhe kreut të komisionit të ekonomisë Erion Brace për pak mund të kishte përfunduar në përplasje fizike. Kreu i komisionit Erion Brace ka refuzuar që ti japë fjalën deputetit të opozitës. Është dashur ndërhyrja e gardës për të qetësuar situatën

Situata e tensionuar ka vijuar për disa minuta në mbledhjen e komisionit mes Agron Shehaj dhe Erion Brace, të cilët edhe pa mikrofon kanë vijuar debatin pasi është hera e dytë brenda 2 ditëve që deputetit Shehaj i ndërpritet fjala nga kryetari. Një ditë më parë Brace nuk lejoi ministren e Shëndetësisë të përgjigje ndaj interesit të Shehaj mbi korrupsionin në shëndetësi.
Pas këtij debati deputetët e opozitës janë larguar nga mbledhja e komisionit të ekonomisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773