INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shehi i shqetësuar për bashkëpunimin e PD me LSI. Jam kundër, dëmton elektoratin e djathtë

Shehi i shqetësuar për bashkëpunimin e PD me LSI. Jam kundër, dëmton elektoratin e djathtë

Publikuar më: 15:54 11-01-2018

Bashkëpunimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim me partinë demokratike, dhe roli i saj në opozitë ka sjellë dhe reagimet e para të aleatëve tradicionalë të demokratëve. Kreu i LZHK Dashamir Shehi në një intervistë për IN Tv ka shfaqur hapur pakënaqësitë ndaj këtij bashkëpunimi. Sipas sheshit në planin afatgjatë bashkëpunimi PD LSI do të dëmtojë demokratët.

Dashamir Shehi:
“Në planin afatshkurtër jam dakort, por në planin afatgjatë kjo dëmton Partinë Demokratike dhe elektoratin e saj”.
Për Shehin nuk është natyralë që një forcë e qendrës së majtë të bashkëpunojë me demokratët. Ndërsa sa i përket aksionin opozitar dhe protestave të lajmëruara nga demokratët që do të fillojnë më 27 janar, Shehi thotë se protesta kundër qeverisë Rama është e domosdoshme. Por ajo që është me rëndësi sipas Shehit është përballja në dy fronte Protestë dhe në parlament. në këtë pikë Shehi është i prerë.
Dashamir Shehi:
“Jam kundër bojkotit të kuvendit”.
Shehi madje ironizon dhe deklaratat për djegie të mandateve të deputetëve.
Dashamir Shehi:
“Berisha të japë shembull, ta dorëzojë i pari mandatin”.

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992