INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shenjat e “balenës blu”. Familja e adoleshentes së vetëvrarë, publikon detajet [VIDEO]

Publikuar më: 16:05 19-07-2017

Familja e një 16-vjeçareje nga Gjeorgjia gjen gjurmë të balenës Blu në vetëvrasjen e adoleshentes. CNN i ka kushtuar vëmendje historisë së vajzës, të cilën e kanë quajtur ‘Nadia’ për të mbrojtur identitetin e saj. Familja e saj dëshiron të sjellë në vëmendje të prindërve dhe familjarëve të adoleshentëve, shenjat paralajmëruese që ata tani po e kuptojnë se janë kudo në shtëpi dhe në llogarite e saj. 16-vjeçarja ishte një artiste e talentuar dhe janë pikërisht pikturat e saj që e tregojnë këtë gjë. Pranë një pasqyre është vendosur vepra e fundit e adoleshentes që tregon një foto të një balenë blu, në një sfond të pikturuar me dorë. Askush se dinte se ajo do të merrte jetën e saj një mëngjes herët në maj. Pothuajse menjëherë, pas ngjarjes vëllai i saj i shkatërruar nga dhimbja Marty, filloi të kërkonte nëpër gjërat e saj për shenja. Ai vuri re një model të pazakontë midis vizatimeve dhe shënimeve të ditarit, duke përfshirë një skicë të vogël të një vajze me një emër poshtë saj, në rusisht. Mbledhja e provave për një lojë të tillë është e vështirë dhe kapja e shenjave paralajmëruese mund të jetë edhe më e vështirë për ata që nuk janë në dijeni. Në rastin e Nadia-s, familja e saj tha se, shenjat ishin kudo. Nadia bëri një pikturë abstrakte të skeleteve të balenave blu për një projekt shkollor dhe shkolla e kishte përshtatur atë dhe e kishte ekspozuar. Piktura mori një kuptim të ri pas vdekjes së saj. Së bashku me përmbajtjen e ditarit të saj, familja rimori disa nga postet e medias sociale të Nadia që çuan deri në vdekjen e saj. Një foto e këmbëve të saj që vareshin mbi çatinë e shtëpisë, piktura të lëndimeve të shkaktuara në trupin e saj dhe një postim përfundimtar me fjalët "bye bye”, të cilin e bëri mëngjesin që ajo vdiq. Nëse do kishte informacione me pare familja do ti kishte kapur shenjat parlajmëruese. Nadia ishte adoleshentja e 20-të që bëri vetëvrasje në Gjeorgji gjatë këtij viti, dhe që nga vdekja e saj në maj, ka pasur një tjetër viktimë.

Article Logic
Execution time: 0.0039629936218262