INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shënohen viktimat e para të gripit

Shënohen viktimat e para të gripit

Publikuar më: 16:27 05-01-2017

Në spitalin “Shefqet Ndroqi” apo siç njihet ndryshe senatoriumi, disa pacientë të sëmurë kronikë kanë humbur jetën, pas prekjes nga gripi.
“Kemi pasur 4 vdekje gjatë kësaj periudhe, kryesisht të të sëmurëve kronikë që nuk kanë arritur të mbijetojnë. Gripi është bërë komplikacioni që i ka çuar në atë gjendje”, thotë mjeku pneumolog Arjan Mezini për Top Channel.
Komplikacionet e këtij gripi, siç theksojnë edhe mjekët pneumologë, mund të shkaktojnë pasoja fatale për jetën, ku më të rrezikuarit mbeten ata që vuajnë nga sëmundjet pneumoni kronike, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Epidemia gripale e ditëve të fundit ka bërë që për herë të parë në spitalin “Shefqet Ndroqi” të bëhen edhe vizita të zakonshme nga persona që nuk kanë vuajtur më parë.
“Duke filluar nga 31 dhjetori ka patur një fluks që s’është i zakonshëm për urgjencën e spitalit tonë. Bëhet fjalë për 70 deri në 100 persona në ditë, që janë trefishi i ngarkesës të një dite të zakonshme. Kemi kaluar në shërbim të përforuar me 3 mjekë”, thotë mjeku.
Mjeku pneumolog paralajmëron se kjo situatë e rëndë gripale do të vazhdojë dhe së paku për dy javë.

Article Logic
Execution time: 0.0057690143585205