INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sherr i ashpër mes Blushit e Mesila Dodës në Parlament [VIDEO]

Publikuar më: 11:56 14-07-2016

Ben Blushi dhe Mesila Doda kanë debatuar ashpër në sallën e kuvendit. Arësyeja? Klush ishte i pari që propozoi zgjedhjen e presidentit nga populli presidentin nga populli.
Ben Blushi:
“Doli dikush këtu dhe tha na vodhën… Ishte qimja e PS-së, sot është fshesa, thanë na vodhën, hajdutë, ziliqarë, për çfarë kujt i morëm ne ndonjë gjë? Kjo partia që pretendon se i kemi marrë ndonjë gjë nuk ka ndonjë gjë. E di ça thotë opinioni i tyre, nëse nuk zgjidhet nga 3/5 presidenti, duhet të zgjidhet në popull.
I menjëhershëm ishte reagimi i Mesila Dodës, e cila ishte po kaq e ashpër ndaj Ben Blushit.
Mesila Doda:
“The nisi të shkulë flokët? Me kë ke mësuar që të flasësh kështu me një grua?!!
Ka dy mënyra si qasesh në politikë ti thuash gjërat si janë e të bësh demagohgji unë s’kam bërë demagogji, s’kam lozur me dëshirat e popullit. Unë nuk kam qenë atëherë në parlament por parlamnenti smund të mbetet pre e shantazheve të një personi të caktuar.
Duhet të të vijë turp të flasësh për PDIU kështu. Nëse e ke problem se PDIU është një hap përpara ky është një problem që sna takon ne. Duhet ta zgjidhësh me veten. Je shumë i ri të flasësh e ti japësh autorësi diçkaje që sjell në Kuvend”.
Ben Blushi e Mesila Doda nuk kanë kursyer as sulmet personale ndaj njëri tjetrit.
Benm Blushi:
“Shumë vite më parë erdhi në Tiranë Umberto Ranieri, por një zyrtar i lartë në Shqipëri në atë kohë tha se erdhi Massiomo Ranieri. Për këtë gafë u shkarkua nga detyra zyrtari i lartë. Erdhi në Tiranë Massimo Ranieri, në fakt ai ishte Umberto Ranieri, e pra të krahësosh këtë, është njësoj si të krahasosh politikanin me këngëtarin. Amendamenti ynë është Massimo…këtë lloj banaliteti isha i detyruar të ktheja një përgjigje”.
Mesila Doda:
“Zotëria parafolës nuk përmendi emrin tim. Po flet për një gjë prej 15 vitesh, ishte gafa e departamentit po unë e marr përsipër. Ti vodhe protokollin e mbledhjes dhe që asaj kohë, dhe the e ka marrë Mesila. Historia e vjedhjes është e gjatë. Është e mirë që gjërat që kanë një autor duhet të mbeten me një autor”.

Article Logic
Execution time: 0.0043489933013916