Policia e Dibrës ka parandaluar një konflikt mes 4 të rinjve, ku mund të përdoreshin armë zjarri.
Ndërsa janë shpallur në kërkim 2 prej tyre.
Blutë bëjnë me dije se u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve H.K. 25 vjeç, banues në fshatin Dohoshisht dhe M.K, 21 vjeç, banues në Peshkopi. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin në qytetin e Peshkopisë për motive të dobëta, ata kanë goditur me mjete të forta dhe nën kërcënimin e armës kanë kanosur shtetasit A.S, 25 vjeç dhe D.M, 24 vjeç, nga fshati Fushë Çidhën.
Policia shpalli në kërkim dhe po punon për kapjen e dy të rinjve. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H.K. janë sekuestruar 2 kg lëndë narkotike kanabis.
Për lëndën narkotike u arrestua në flagrancë babai i tij, shtetasi Lutfi Kaja, 60 vjeç, për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik dhe lënda narkotike.