INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sherr mes deputeteve turke. Rrihen dhe përfundojnë me plagë në spital [Video]

Publikuar më: 16:49 20-01-2017

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Parlamentin Turk ku një deputete prangosi veten duke u lidhur me mikrofonin e podiumit në shenjë proteste ndaj ndryshimeve kushtetuese që i japin më shumë pushtet Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Deputetja e pavarur, përfaqësuese e elektoratit të Ankarasë, Aylin Nazliaka, eshte kunder kthimit te Turqisë nga republikë parlamentare në republikë presidenciale. Po një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në sallën e. Deputetet femra janë rrahur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e plagëve të marra dy prej tyre kanë përfunduar në spital. REL raporton se deputetja Pervin Buldan, nga një parti prokurde, është dërguar në spital pasi ishte qëlluar në gjoks. Përfaqësuesja parlamentare e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi në qeveri, Gokcen Enc, është akuzuar nga opozita si autore e e sulmit ndaj kolegeve të saj deputete. Ndërkohë edhe partia e deputetes Enc, ka reguar duke deklaruar se edhe ajo është dërguar në spital pas plagosjes në qafë dhe shpinë. Kjo eshte hera e tretë që debatet për amandamentet e propozuara në Parlamentin e Turqisë përfundojnë me përleshje mes deputetëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047