INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr mes shqiptarësh në Athinë, ekzekutohet 23-vjeçari [EMRI]

Sherr mes shqiptarësh në Athinë, ekzekutohet 23-vjeçari [EMRI]

Publikuar më: 11:02 26-04-2018

Një 23-vjeçar shqiptar i identifikuar si Mihal Kapurani është ekzekutuar gjatë orëve të natës së të mërkurës në sheshin e lagjes “Exarchia” të kryeqytetit të Greqisë, Athinë.

Mediat greke raportojnë se viktima u sulmua nga agresorët në sheshin e lagjes, pas një konflikti që pati mes tij dhe 3 bashkëkombasve të tij për shkaqe ende të panjohura.

Fillimisht mes viktimës dhe 3 shqiptarëve të tjerë pati konflikt verbal, e pasi viktima u godit me levë, në vazhdim u godit edhe me thikë. Ndonëse u dërgua menjëherë në spital, mjekët nuk mundën ta shpëtonin 23-vjeçarin.

Sa i përket autorëve mediat shkruajnë se bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë me banim në Shqipëri, të cilët kanë hyrë në kufirin grek pak ditë më parë.
Identitetet e të dyshuarve u janë dërguar pikave kufitare me Shqipërinë, si dhe Policisë shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875