Një video tronditëse është shpërndarë sot në rrjetet sociale, ku dy adoleshente rrihen barbarisht me njëra-tjetrën.
Imazhet e publikuara nga Anna Media vijnë nga gjimnazi Sejfulla Malshova në Këlcyrë me dy vajzat që tmerrojnë pjesën tjetër të klasës, e cila nxiton t’u largohet atyre. Spikat fakti se disa djem përpiqen të ndërhyjnë për t’i ndarë, por njëri prej tyre nuk i lejon, pasi duket se po e shijon së tepërmi “spektaklin”. Bëhet me dije nga personi që e dërgoi videon se i gjithë sherri ndodhi për shkak të një djali.