Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën "Bardhyl", ku ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar një shtetas dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër. I arrestuar është 37-vjeçari Sandër Dapaj, banues në Tiranë dhe i dënuar më parë, i cili është kapur në flagrancë në vendngjarje me armë zjarri të llojit "Beretta". Ndërkohë, u shpall në kërkim pronari i pikës së basteve sportive, shtetasi me iniciale K.S., 44 vjeç, banues në Tiranë, raporton top channel.
Këta dy shtetas, rreth orës 22:10, në pikën e basteve sportive janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasit G.S., 35 vjeç, E.O., 35 vjeç (i dënuar më parë), Sh.F., 32 vjeç, E. B., 36 vjeç dhe O.Xh., 46 vjeç , të gjithë banues në Tiranë.
Si pasojë e konfliktit, shtetasi Sandër Dapaj ka qëlluar në ajër me armë zjarri.