INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Sherr” polici-banorë tek konviktet në Kamëz

“Sherr” polici-banorë tek konviktet në Kamëz

Publikuar më: 09:36 07-12-2016

Një aksioni policor ka nisur që në orët e para të mëngjesit për të larguar banorët, që kanë vite që jetojnë konviktete e Universiteti Bujqësor të Kamzës. Mësohet se banorët kanë bërë rezistencë.
Aksioni po mbikqyret nga vetë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe nga kreu i ALUIZNIT-it, Artan Lame.
Ndërsa IIKMT ka nisur shembjet e disa godinave të ngritura në territorin e kampusit universitar.
Ky aksion u paralajmërua nga Kryeministri Edi Rama rreth një muaj më parë, në ceremoninë e 65 vjetorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Në nëntor Rama njoftoi se "do të çelë pas 20 e kusur vitesh rrënimi e zaptimi të kësaj qendre të dikurshme të ekselencës, rrugën e rilindjes përmes transformimit në një kampus bashkëkohor universitar; ku duhet të bjerë në sy ajo që është edhe mrekullia vetë e natyrës, kultuvimit të tokës, prodhimit bujqësor e blegtoral, zhvillimit rural në tërësi."
E në fakt kjo po ndodh por ajo që s’dihet është se nuk dihet se ku do të jetojnë qindra banorë të këtyre godave që në fakt paguajnë qera prej vitesh.

Article Logic
Execution time: 0.0036518573760986