INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shfaqet problemi i parë në Galaxy S7

Shfaqet problemi i parë në Galaxy S7

Publikuar më: 10:07 08-03-2016

Duket se Galaxy S7 ka një problem serioz të performancës. Problemi duket se vjen nga çipi i procesorit. Në disa testime të reja të shpejtësisë, të publikuara nga Antutu, kompania gjeti se performanca e CPU-së ndryshonte nga 5% deri në 32% në grafikën e performancës në mes të modeleve të ndryshme.

Vendimi i Samsung për të përdorur çipa të ndryshëm në celularë të ndryshëm Galaxy S7 nëpër botë duke se e shkakton këtë. Ndryshe nga Galaxy S6 dhe S6 Edge, që përdorin çipin Exynos 7420 të Samsung, Galaxy S7 dhe S7 Edge janë ndarë në mes të Exynos 8890 në disa regjione dhe Snapdragon 820 të Qualcomm në disa të tjera.

Dhe, siç tregojnë dëshmitë, përformanca e CPU-së së Snapdragon 820 është në mënyrë dramatike më e mirë sesa e Exynos 8890. Exynos është jashtëzakonisht i shpejtë, por testimet e fundit nga kjo kompani kanë treguar se Samsung nuk e ka futur këtë çip ndoshta në të gjithë celularët që i shet nëpër botë, vetëm në disa njësi.

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209