Prej një muaji e gjysmë kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, por temperaturat janë tipike të fillim-korrikut dhe dielli na ka shoqëruar gjatë gjithë kohës.
Por kjo valë e nxehti në tetor nuk do të zgjasë edhe shumë, pasi kthjellimet do t’ia lënë vendin vranësirave, duke nisur nga kjo e shtunë.
Meteorologët parashikojnë që vranësirat të fuqizohen gjatë të dielës dhe të hënës kur priten shira në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit vijojnë pa luhatje të ndjeshme gjatë gjithë javës, ku minimumet variojnë nga 6°C mëngjeset në zonat malore deri 14 – 16°C në zonat e ultësirës ndërsa vlerat e mesditës, do të variojnë nga 20°C në Juglindje deri në 27 – 28°C vlerat maksimale në Jugperëndim të vendit.