INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shiten hekurudhat greke, italianët i blejnë për vetëm 45 milionë euro

Shiten hekurudhat greke, italianët i blejnë për vetëm 45 milionë euro

Publikuar më: 11:55 15-07-2016

Privatizimi i ri i qeverisë greke është kompania e hekurudhave shtetërore “Trainose”. Ajo i ka shitur 100% të vlerës së aksioneve të kësaj kompanie kolosit italian të hekurudhave “Ferrovie Dello Stato Italiane S.p.A.” për një vlerë prej 45 mln euro.

“Ferrovie” përbën kompaninë e tretë më të madhe hekurudhore në Europë dhe me këtë blerje, duke investuar në teknologjinë e re dhe me eksperiencën e saj kërkon të integrojë kompaninë greke në hartën  hekurudhore europiane.

Ka mëse 3 vjet që organzmi për shitjen, privatizimin dhe vlerësimin e pasurisë shtetërore në  Greqi, TAIPED, nën presionin e kreditorëve përpiqet të privatizojë kompaninë në fjalë, që për shkak të keqmenaxhimit ndodhej në telashe financiare.

Edhe Komisioni Europian në kuadrin e subvencioneve shtetërore ndihmëse kishte dhënë për të në vitet e kaluara një paketë prej 700 mln eurosh, me kusht që të rimëkëmbej dhe të bëhej e mundur privatizimi i saj.

“Τrainose” vitin e kaluar pati një xhiro prej 68 mln euro, shumica e të cilave nga transporti i pasagjerëve dhe deklaroi një fitim prej 2.7 mln euro, por vetëm në muajt e krizës së refugjatëve në kampin e Eidomenit, kur linja hekurudhore me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë u bllokua, kompania pësoi një dëm prej 2.2 mln eurosh.

Me privatizimin e saj kompania italiane përvetëson të gjitha transportet hekurudhore të pasagjerëve të “Trainose”, si dhe ato të mallrave. Kështu, ajo bëhet pjesë e shkëmbimeve me kolosin kinez “COSCO”, qe kryen transportet e tij nga porti i Pireut me anë të hekurudhës.

Article Logic
Execution time: 0.0034158229827881