Reshjet e shiut përfshinë një pjesë të mirë të territorit shqiptar.
Dhe në vetëm pak minuta shi u shfaqën edhe probleme në shumë qytete e për më tepër në zonat bregdetare ku shumë pushues kanë zgjedhur të kalojnë pushimet.
Gjatë ditës së sotme Durrësi ‘u pushtua’ nga reshje të dendura që sollën përmbytjen e rrugëve dhe makinat detyrohen të “notojnë”.
Mungesa e kanalizimeve në shumë rrugë të qytetit, bën që Durrësi të pluskojë në ujë sa herë që ka reshje.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në Orikum ku për shkak të erës çadrat e subjekteve buzë bregut kanë dalë në rrugë.