Shiu dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme në rrugën Vlorë- Rradhimë, duke bllokuar pjesërisht rrugën. Aktualisht funksionon vetëm një krah i rrugës, ndërsa lëvizja e automjeteve në zonë kryhet me vështirësi.
Për zhbllokimin e rrugës kanë nisur punën punonjësit e ndërmarrjes së rrugëve.