INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkimi i drejtorëve të spitaleve nga Rama, reagon Petrit Vasili

Shkarkimi i drejtorëve të spitaleve nga Rama, reagon Petrit Vasili

Publikuar më: 17:56 31-07-2017

Pas kërkesës së Ramës drejtuar drejtorëve të spitaleve rajonalë dhe bashkiakë për të dhënë dorëjeqjen, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i cili thotë se kryeministri e “ka kthyer shëndetësinë 270 vite pas”.

“Kryeministri i paditur e çoi 270 vjet pas shëndetësinë”, ndërsa ka bërë dhe një listë duke argumentuar mendimin e tij. Sakaq më tej Vasili i drejtohet Ramës duke i thënë se “vetë e ka pasur timonin, pse nuk  e shkarkon veten”.

Postimi:

Kryeministri i paditur e çoi 270 vjet pas shëndetësinë sepse:

1. Shpartalloi financimin e shëndetësisë me koncesionet.

2. Centralizoi në Ministrinë e Shëndetësisë të gjithë tenderat.

3. Centralizoi çdo emërim në Ministrinë e Shëndetësisë.

4. Dështoi totalisht me "shëndetësinë falas".

Shkatërroi çdo element të autonomisë spitalore me ndërgjegje të plotë.Tani fajin ia paskan drejtorët, që i zhveshi nga çdo kompetencë.

Jo! Fajtori i vetëm është kryeministri, i cili rrënoi shendetësinë me anti-strategjinë "të shkatërrojmë gjithçka në emër të shëndetësisë falas", megjithëse në shëndetësi e pati timonin vetë, që nga dita e parë.

Po ky kryeministër, pse nuk e shkarkon veten

Article Logic
Execution time: 0.0032670497894287