Shkarkohet nga detyra Klodian Gradeci, drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OST).
Lajmi konfirmohet nga burime të newsbomb.al që bëjnë me dije ndërkaq edhe emrin e drejtorit të ri.
Bëhet fjalë për Skerdi Drenovën, një nga ish zv.drejtorët e rëndësishëm të Televizionit Top Channel i cili pas dorëheqjes nga gjiganti mediatik, në vitin 2015 u emërua nga kryebashkiaku Veliaj në krye të INUV.
Tashmë, Drenova do të mbajë postin e drejtorit të OST, që u përfshi në skandalin e Unazës së Re pasi rezultoi se i dha DH Albania, një kompanie fantazmë, tenderin prej 12 mln eurosh për një linjë energjitike, tender që tashmë është anulluar.