INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkencëtarët program të posaçëm në mbrojtje të koraleve

Shkencëtarët program të posaçëm në mbrojtje të koraleve

Publikuar më: 15:46 28-11-2018

Edhe koralet janë të rrezikuara prej ndryshimeve klimaterike. Për këtë arsye shkencëtarët kanë nisur zbatimin e projektit më të madh të mbrojtjes së tyre.
Ata do të mbledhin miliona vezë të këtyre krijesave dhe larvat e koraleve do t’i rrisin diku tjetër për t’i kthyer më pas në zonat ku i kanë marrë.
Eksperti i Southern Cross University në Australi, Peter Harrison tha se kjo është hera e parë që i gjithë procesi i rritjes së larvave do të ndërmerret drejtpërdrejt në shkëmbinjtë nënujorë të barrierës së madhe koralore. Ekipi ynë do të punojë për këtë qëllim në një sipërfaqe prej qindra metrash me shpresën se në të ardhmen, ajo do të arrijë në kilometra katrorë, një shkallë kjo që nuk është tentuar kurrë më parë”.
Koralet janë dëmtuar keq në Australi, në 2.300 kilometra, se është rritur temperatura e detit prej ndryshimeve klimaterike.
Pjesa veriore e saj ka pësuar dëme të paprecedentë gjatë viteve 2016 dhe 2017, duke bërë të shtohet frika se mund të jenë edhe të pariparueshme.

Article Logic
Execution time: 0.003471851348877