IN SMART TECH MOBILE APPS CARS VIDEO
Shkencëtarët rusë sapo lëshuan në hapësirë një “yll artificial” që mund të kërcënojë astronominë [FOTO]

Shkencëtarët rusë sapo lëshuan në hapësirë një “yll artificial” që mund të kërcënojë astronominë [FOTO]

Publikuar më: 18:18 18-07-2017

Një raketë ruse Soyz ka lëshuar në mënyrë të suksesshme një satelit në orbitë, i cili do të bëhet një nga yjet më të shndritshëm në vetëm pak ditë.

Si pasojë, do të dëmtojë observimet astronomike. Sateliti është emërtuar Mayak, i zhvilluar nga Universiteti i Inxhinierisë Mekanike në Moskë dhe i financuar me 30 mijë dollarë nga një faqe online që grumbullon lekë nga publiku. Mayak është një satelit i vogël në përmasën e një fete buke, por kur të pozicionohet rreth 600 km mbi tokë, do të hapet në një velë gjigande në formë piramide që është e dizejnuar për të reflektuar diellin. Është e planifikuar që të qëndrojë për rreth një muaj përpara se të ulet, duke u komanduar me një aplikacion telefoni, dhe do të jetë objekti i tretë qiellor më i shndritshëm pas diellit dhe hënës. Por nëse hapja nuk është e suksesshme, Mayak mund të shkaktojë probleme pasi shkëlqimi i satelitit mund të pengojë astronomët për të vëzhguar dhe monitoruar qiellin dhe objektet qiellore. 

mayak2.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0030829906463623