INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkencëtarët zbulojnë ekuacionin e gatimit të një pice perfekte

Shkencëtarët zbulojnë ekuacionin e gatimit të një pice perfekte

Publikuar më: 12:33 07-11-2018

Jeni munduar herë pas here të gatuani pica por nuk ju ka dalë siç dëshiron?

Dhe në këtë pikë mund t’ju vijë në ndihmë edhe matematika pasi shkencëtarët kanë gjetur kodin e cila ju ndihmon të përgatisni picën perfekte në çdo kohë.

Gjatë një vizite në Itali, kryeqytetin e picave, fizikantët Glatz dhe Varlamov nisën të pyesnin veten se përse pica kishte shije më të mirë kur piqej në një furrë me tulla.

Dhe duke u nisur nga fakti se qytetarët e thjeshtë nuk kanë mundësi të kenë një furrë të tillë ata nisën të mendojnë sesi të gjejnë një ekuacion shkencor e cila do të na ndihmojë që të jap të njëjtin rezultat.

Zbulimet e tyre ata i përshkruan në studimin e quajtur “Fizika e të gatuarit të pica të mirë”.

Për studimin e tyre ata përdorën një pica Margerita e cila mendohet se është shembulli i parë i picat modern.

Fizikantët pyetën një specialist sesi të gatuanin një pica Margerita në një temperaturë ku të mos digjet. Iu këshillua se pica mund të gatuhej edhe në temperaturën 626 gradë për vetëm dy minuta.

Studiuesit vendosën të shqyrtojnë përparësitë e gatimit të një pizza në një furrë me tulla ndaj një furre të zakonshme "nëse ka një mënyrë për të përmirësuar këtë të fundit për të prodhuar një picë të mirë".

Ata zbuluan se gjithçka kishte të bënte me termodinamikën e furrave duke ilustruar këtë nëpërmjet një ekuacioni matematikor.

Në terma më pak shkencorë, ata zbuluan se fizika rreth përçueshmërisë, konvecionit dhe rrezatimit  i mundëson furrat me tulla për të gatuar një brumë të përsosur.

Duke vepruar kështu, ata përcaktuan se furra elektrike do të duhej të ishte në 450 gradë ndërsa piza gatuhet për 170 sekonda.

Dhe për ata që dashurojnë pican vegjetariane shkencëtarët rekomandojnë që ata të rrisin kohën e gatimit .

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057