Policia kufitare e Muriqanit në Shkodër ka vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim. Arrestimi i tyre u bë nga policia kufitare në pikën e kalimit në Muriqan të qytetit verior. Uniformat blu kanë bërë të ditur se në pranga përfunduan Mikelano Karaj, 25 vjeç, banues në Mamurras si dhe Sokol Cali, 42 vjeç, banues në Lezhë.
Policia ka bërë të ditur se Karaj është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit për mos kallëzim krimi, ndërsa pas ndalimit ai është dorëzuar pranë komisariatit të Durrësit.
Ndërkohë, ndalimi Calit u bë pasi ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet për vjedhje. Dorëzimi i këtij shtetasi u bë në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pa probleme.