Policia e Shkodrës ka vendosur ditën e sotme në pranga autorin e vrasjes së Prendush Fushaj, 54-vjeç.
Viktima u gjet i therur ditën e djeshme nga 33-vjeçari Alfred Pllumbaj.
Dyshohet se shkak për këtë vrasje është bërë se viktima e ka akuzuar autorin për vjedhjen e një shume parash.
Pasi është shoqëruar në Komisariat disa herë, 33-vjeçari është lënë i lirë, ndërsa dje ka shkaktuar ngjarjen e rëndë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lokalizohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit P. F., ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:15 në lagjen “Mark Lula”.
Kapja e tij u bë e mundur si rezultat i rrethimit të zonës në një perimetër të gjerë nga Policia .
Pas një pune intensive të Forcave Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi brenda 24 orëve, i shtetasit:A. P, 33 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër
Ky shtetas dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit P. F., ndodhur mbrëmë, ku pas një konflikti për motive të dobëta e ka goditur me mjet prerës (thikë).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasja me dashje” e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76 e 279 të Kodit Penal.